Përgatitjet i kanë të zakonshme si viteve të kaluara. Por jo edhe terrenin.
Mungesa e reshjeve të borës, ka detyruar organizatorët të ndryshojnë disa nga rrugët që do të përshkojnë pjesmarrësit e garës tradicionale të rrëshqitjes me qen, që po mbahet nga e marta në malet e Orlikut në Çeki, njofton Klan Kosova.
Në garën e cila zgjat pesë ditë po marrin pjesë 77 vozitës me 700 qenë nga e gjithë bota. Pjesmarrësit garojnë në dy kategori, në 200 dhe 300 kilometra. Po ashtu ata duhet edhe të kalojnë një ose dy net në borë.