
Numri i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë akoma i madh, përkundër që Policia e Kosovës po vazhdon të shpërndajë shumë gjoba.


Vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 58 aksidente, 16 prej tyre me të lënduar.

Ndërsa, policia e trafikut ka shpërndarë jo më pak se 1562 gjoba.
Gjatë 24 orëve të fundit gjithashtu janë arrestuar 22 persona, 10 prej tyre janë liruar, 10 janë dërguar në mbajtje edhe 2 në vuajtje të dënimit. /InLajmi/
