Në Ambulancat specialistike në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit puna e mjekëve po përcillet me muzikë tallava.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, dëgjohet muzikë tallava e lëshuar në televizorin i cili do të duhej t’ju shërbente pacientëve për informata apo për numrin e radhës së tyre.
Këto hapësira të rinovuara i pati përuruar edhe vet ministri në detyrë i shëndetësisë Uran Ismaili në dhjetor të vitit të kaluar. Ai kishte thënë se ky objekt ka qenë i harruar dhe tani është transformuar tërësisht, shkruan gazeta Shneta.
Por në këtë transformim tani është futur edhe muzika tallava.
https://www.facebook.com/GazetaShneta/videos/3435539369853335/
