Filozofi, Blerim Latifi përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas takimeve që i Dërguari Special i SHBA-së, Richard Grenell ka pasur sot me kreun e VV-së, Albin Kurtin dhe atë të LDK-së, Isa Mustafa, shkruan InLajmi.
Njëra nga kërkesat e Grenellit ishte që politikanët të fokusohen tek ekonomia në vend,ndërsa Latifi ka shkruar duke ironizuar se ai nuk qenka kinse i informuar mirë pasi sipas tij politikanët e Kosovës tërë kohën e kanë mendjen tek ekonomia por private e familjare.
“Nuk qenka i informuar mirë, sepse shumica e politikanëve në Kosovë tërë kohën tek ekonomia e kanë mendjen. Kuptohet tek ekonomia e tyre private e familjare”, shkruan Latifi./InLajmi/