Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku përmes një postimi në Facebook ka thënë se ka diçka patologjike në mënyrën se si fqinjët tanë veriori i trajtojnë të gjitha kombet që i kanë përreth, shkruan InLajmi.
“Një përkujtim i imi në rrjetin Twitter për Skenderbeun vazhdon të marrë reagime çdo ditë nga llogari në gjuhën serbe. Sigurisht, të gjitha fyese. Janë përfshirë gazetarë e politikanë nga Serbia të cilët paftyrësisht përvetësojnë figurën e Gjergj Kastriotit.
Thënë shkurt, mesjeta nuk është vetëm koncept kohor. Është edhe mënyrë e të menduarit. Dikush ka mbetë ende aty”, ka shkruar Çitaku./InLajmi/