Duke i uruar mirëseardhje ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka publikuar agjenden e Richard Grenell, të deleguarit të presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi.
Sipas njoftimit nga kjo ambasadë kanë bërë të ditur se Grenell do të takohet edhe me përfaqësues të bizneseve në vend.
“I urojmë mirëseardhje Ambasadorit Grenell, i Dërguari Special Presidencial, i cili sot do të takohet me udhëheqësit politikë dhe anëtarët e komunitetit të biznesit”, shkruan në faqen zyrtare të ambasadës në Facebook, ku kanë postuar edhe disa fotografi gjatë vizitës së Grenell.
https://www.facebook.com/kosovo.usembassy/posts/4076363722389752