Delegacioni i Misionit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve sot ka vizituar Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, të cilët i ka pritur Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Besnik Tahiri, shkruan InLajmi.
Gajtë këtij takimi Delegacioni i BE-së ka dorëzuar Raportin Përfundimtar për Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare në Kosovë dhe kanë diskutuar për rekomandimet prioritare të raportit, duke përfshirë këtu edhe ndryshimin e Ligjit të Zgjehdjeve dhe rrijtne e efikasitetit të procedurave paszgjedhore.
“AAK mbetet e përkushtuar për reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe fuqizim të parimeve demokratike në vend”, thuhet në njoftim./InLajmi/