• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 28 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Shëndeti Receta

Parandaloni rrudhat dhe plakjen e fytyrës

J G nga J G
22 January 2020
në Receta, Shëndeti
0 0
0
Parandaloni rrudhat dhe plakjen e fytyrës
5
SHPERNDARJE
40
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Rrudhat janë pjesë e paevitueshme e procesit të plakjes. Tek disa njerëz, rrudhat dalin përpara kohe kryesisht tek zona e syve, gojës dhe qafës. Rrudhat shkaktohen jo vetëm nga rënia e prodhimit të kolagjenit, por edhe ndotja, ekspozimi në diell, mungesa e vitaminës D3, përdorimi i tepërt i produkteve kozmetike, ndryshimi i kremrave dhe duhani.

Rrudhat mund të zbehen, shmangen dhe mbahen nën kontroll me disa trajtime natyrale.

Në këtë artikull do të mësoni për disa prej kurave më të mira natyrale kundër rrudhave.
Vaji i Arrës së Kokosit
Me këtë vaj mund të masazhoni zonën e rrudhave duke kryer lëvizje rrethore.

Pas masazhit ju mund ta mbani vajin në lëkurë për gjithë natën.

Kura duhet përsëritur çdo mbrëmje.

Vaji i arrës së kokosit i jep lëkurës një shkëlqim natyral dhe zbeh rrudhat.

Vitamina E
Kapsulat e vitaminës E mund t’i blini në farmaci dhe të përdorni disa prej tyre çdo mbrëmje.
Vitamina në formë vajore duhet aplikuar në zonën e rrudhave dhe duhet mbajtur për disa orë.

Ky trajtim duhet bërë çdo mbrëmje.

Vitamina E e hidraton lëkurën, zbeh rrudhat dhe e ushqen me antioksidantë.

Uthulla e Mollës
Përzieni 1 lugë gjelle me uthull molle dhe 1 lugë gjelle me mjaltë.
Aplikojeni maskën në lëkurë dhe qafë, mbajeni për 15-20 minuta dhe shpëlajeni me ujë të vakët.

Këtë maskë duhet ta bëni dy herë në javë.

Uthulla e mollës ruan ekuilibrat e pehashit ndërkohë që mjalti i jep fytyrës shkëlqimin rinor.

E Bardha e Vezës
Rriheni të bardhën e një veze dhe vendoseni në lëkurë.
Prisni sa të thahet dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët.

Kjo maskë (e përshtatshme për lëkurat me yndyrë) duhet bërë dy herë në javë.

E bardha e vezës tendos lëkurën dhe zbeh rrudhat.

Avokado

Tulin e avokados mund ta shtypni në një mikser dore dhe maskën ta mbani në fytyrë për 20-30 minuta.
Kjo maskë duhet bërë deri në 2 herë në javë.

Avokado zbut rrudhat dhe i jep lëkurës shëndet, gjallëri dhe shkëlqim.

Aloe Vera
Përzieni një lugë gjelle me xhelin e aloe verës me të bardhën e një veze.

Maskën mbajeni për gjysmë ore dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët.
Xheli i aloe verës është një burim i pasur i vitaminës E dhe bashkëpunon mirë kundër rrudhave me të bardhën e vezës.

Lëngu i Limonit
Përzieni sasi të barabarta të mjaltit dhe lëngut të limonit.

Maskën mbajeni në fytyrë për 10 minuta.

Lëngu i limonit përmban vitaminë C dhe nxit formimin e kolagjenit që zbeh rrudhat.
Soda e Bukës
Përzieni një lugë gjelle me sodë buke dhe një lugë gjelle me ujë.

Fërkoni lëkurën me lëvizje rrethore për disa minuta ose aplikojeni si maskë dhe mbajeni në fytyrë për 10 minuta.

Soda e bukës heq qelizat e vdekura dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.

Tags: antioksidantëFytyraMaskëPlakjaRrudhatUthulla
Postimi i mëparshëm

Aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan

Postimi tjetër

Me kaq vite burg u dënua Sadri Ramabaja që u akuzua për terrorizëm

Të ngjajshme Postime

Komunikimi i tepërt në marrëdhënie: Zakoni toksik që duket i shëndetshëm
Jeta në çifte

Komunikimi i tepërt në marrëdhënie: Zakoni toksik që duket i shëndetshëm

26 September 2025
Fëmija po ju “teston durimin”? Ja disa këshilla që do ju ndihmojnë t’i përballoni me qetësi disa situata
Këshilla

Fëmija po ju “teston durimin”? Ja disa këshilla që do ju ndihmojnë t’i përballoni me qetësi disa situata

25 September 2025
Arsyet pse lidhjet e gjata përfundojnë në divorc pas martesës
Jeta në çifte

Arsyet pse lidhjet e gjata përfundojnë në divorc pas martesës

25 September 2025
Qumështi i gjirit ndihmon zemrën e foshnjave të parakohshme
Shëndeti

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën e foshnjave të parakohshme

25 September 2025
Qofte në salcë domatesh dhe kos – Receta me shije speciale
Receta

Qofte në salcë domatesh dhe kos – Receta me shije speciale

24 September 2025
Takimi vs Lidhje: Dallimet e imta që kanë rëndësi të vërtetë
Jeta në çifte

Takimi vs Lidhje: Dallimet e imta që kanë rëndësi të vërtetë

23 September 2025
Postimi tjetër
Me kaq vite burg u dënua Sadri Ramabaja që u akuzua për terrorizëm

Me kaq vite burg u dënua Sadri Ramabaja që u akuzua për terrorizëm

Lajmet e fundit

‘Mama’ apo ‘Baba’, ja kuptimi i fshehur pas fjalës së parë që thotë fëmija juaj

‘Mama’ apo ‘Baba’, ja kuptimi i fshehur pas fjalës së parë që thotë fëmija juaj

28 September 2025
Atletico Madrid turpëron Realin me pesë gola, fitore historike pas 75 vitesh

Atletico Madrid turpëron Realin me pesë gola, fitore historike pas 75 vitesh

28 September 2025
FBI shkarkon agjentët që u gjunjëzuan gjatë protestës për George Floyd

FBI shkarkon agjentët që u gjunjëzuan gjatë protestës për George Floyd

28 September 2025
Ushtarët e FSK-së përgatiten për qitje nga distanca të largëta

Ushtarët e FSK-së përgatiten për qitje nga distanca të largëta

28 September 2025
Në përgjigje të ndërhyrjeve ruse, Polonia mbyll hapësirën ajrore

Në përgjigje të ndërhyrjeve ruse, Polonia mbyll hapësirën ajrore

28 September 2025
Përsëri lëndohet Rrahmani, do t’i mungojë Kosovës për ndeshjet e tetorit

Përsëri lëndohet Rrahmani, do t’i mungojë Kosovës për ndeshjet e tetorit

28 September 2025
REL: Transformimi i Shqipërisë dhe mësimet që mund t’i nxjerrë Kosova

REL: Transformimi i Shqipërisë dhe mësimet që mund t’i nxjerrë Kosova

28 September 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu