Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur sot aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve në rastin “Syri i Popullit”.
Në këtë formë, Sadri Ramabaja është dënuar me pesë vite burg.
I njëjti ngarkohej me vepra penale terroriste, ndërkaq që për të njëjtën vepër penale, i akuzuari Ragip Sallova është dënuar me 4 vjet burgim.
Ndërsa, Rexhep Topllana është dënuar me dy vite.
Dënimi unik për të gjithë të akuzuarit arrin në 41 vite burg.