Presidenti francez, Emmanuel Macron tha të mërkurën se Franca do të jetë jofleksibile në lidhje me ambiciet bërthamore të Iranit dhe se vendi i tij është i vendosur Teherani nuk do të sigurojë kurrë armë bërthamore.
“Në kontekstin aktual, Franca është e vendosur që Irani kurrë të mos marrë një armë bërthamore, por gjithashtu që ne të shmangim çdo shkallëzim ushtarak në rajon,” tha Macron, raporton Reuters.
Macron i bëri komentet në Jerusalem pasi takoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin Reuven Rivlin përpara përkujtimeve që shënojnë 75 vjet nga çlirimi i kampit nazist të shfarosjes “Aushvic”.