Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike të Kosovës, Lirak Çelaj, vazhdon të shpreh pakënaqësitë me zhvillimet nga partia e tij. Ai ka reaguar për emërimet që janë bërë sot në strukturën e re drejtuese të partisë, në mbledhjen e Kryesisë së PDK-së.
“Mund të jenë zgjedhur njerëzit e duhur por vetëm për demokraci të brendshme nuk mund të flitet. Përveç që në Këshill Drejtues nuk na është mundësuar të debatojmë rreth përbërjes së Kryesisë as nuk na është mundësuar të votojmë si duhet. E sot as ky vendim nuk është respektuar duke futur aty emra që as nuk janë paraqitur para Këshillit Drejtues të PDK-së që të votohen në mënyrë “demokratike”, ka shkruar Çelaj në rrjetin social, Facebook.
Postimi i plotë:
Çfarë cinizmi në komunikatën e Kryesisë së PDK-së
Sot pas “EMËRIMEVE” në kryesi ku ndër tjerash shkruan:
…. “Kryetari Kadri Veseli dhe Kryesia e PDK-së përgëzon të porsazgjedhurit për përgjegjësitë e reja, duke vlerësuar lartë demokracinë e brendshme të shfaqur gjatë procesit zgjedhor”…
Mund të jenë zgjedhur njerëzit e duhur por vetëm për demokraci të brendshme nuk mund të flitet. Përveç që në Këshill Drejtues nuk na është mundësuar të debatojmë rreth përbërjes së Kryesisë as nuk na është mundësuar të votojmë si duhet. E sot as ky vendim nuk është respektuar duke futur aty emra që as nuk janë paraqitur para Këshillit Drejtues të PDK-së që të votohen në mënyrë “demokratike”.
Veq qetash shumë “kull” jemi bo a? hy hy hy /InLajmi/