Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka emëruar sot Lulëzim Rafunën ministër në detyrë të Financave.

Ky emërim i Rafunës vjen pas dorëheqjes së Bedri Hamzës nga posti i ministrit në detyrë të Financave.

Lulëzim Rafuna deri më tani ka ushtuar pozitën e këshilltari të ish-ministri Bedri Hamza.
Kujtojmë që Bedri Hamza ka dhënë dorëheqje në momentin që është betuar për ta marrë pozitën e deputetit të Kuvendit të Kosovës.
Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhje sot duke filluar nga ora 13:00./InLajmi




















