Dy persona janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Prizren.
Të mërkurën, dy persona janë gjetur pa shenja jete në një shtëpi në lagjen “Ortakoll” të Komunës së Prizrenit.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Gashi ka bërë të ditur se ende nuk dihen motivet dhe asgjë mirëpo, e vetmja që dihet është se personat e vdekur janë burrë dhe grua.
“Ende jemi duke pritur që të përfundoj shikimi i vendit të ngjarjes edhe më pas do t’ju njoftojmë. Ajo se çka dihet deri më tani është se janë gjetur dy trupa të pajetë, vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi i mjekësisë urgjente në Prizren. Në vendin e ngjarjes janë hetuesit rajonal së bashku me hetuesit e Institutit të Mjekësisë Ligjore duke bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes. Në lidhje me detaje do të dalim pasi që të kryhen këtyre hetimeve. Ajo çka dihet deri më tani dhe që mund t’ju konfirmojë është se viktimat janë bashkëshortë, pra burrë dhe grua”, ka thënë Gashi për lajmi.net, duke mos dhënë detaje tjera shtesë.
