Presidenti Hashim Thaçi në margjina të Forumit Botëror Ekonomik në Davos është takuar edhe me këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump, Robert O’Brian.
“Një bisedë të mrekullueshme sot kisha edhe me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump, Robert O’Brien. Ne konfirmuam edhe një herë rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-së në arritjen e një marrëveshjeje finale të paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë, si dhe lidhjen speciale ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së”, ka shkruar Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në rrjetin social Facebook.
Kujtojmë se këshilltari i Trumpit, Robert O’Brian, mbrëmë ishte edhe pjesë e nënshkrimit të letrës zyrtare në mes të Aviacionit Civil të Kosovës me aviokompaninë “Lufthansa” për linjën e fluturimit Prishtinë – Beograd. /InLajmi/