Mimoza Kusari, deputete në kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, e ka kujtuar presidentin Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovën, shkrun InLajmi.
Në përvjetorin e vdekjes së Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës, e kujtojmë dhe vlerësojmë për krejt çfarë ishte dhe çfarë përfaqësoi në ditët më të vështira për Kosovën, në luftë dhe në liri.
Sot, idealin dhe vizionin e tij për Kosovën e përparuar dhe të integruar në BE dhe NATO, ende nuk e kemi realizuar.
Sikur të ishim besnikë deri në fund idesë së tij për shtetin tonë, Kosova do të ishte më e përparuar, shkroi Mimoza Kusari./InLajmi