
Reshjet e mëdha të borës kanë bërë që rajoni kanadez Newfoundland të bllokohet dhe të paralizohet jeta në këtë vend.

Mediat lokale raportojnë se autoritet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, kurse sasia e madh e borës kanë “varrosur” veturat, duke u krijuar kështu “mure” të larta të bores.

Aeroporti ndërkombëtar Saint John është mbyllur për shkak të kushteve klimatike, kurse ministri i Burimeve Natyrore, Chaymus O’Reagan thotë se prioritet mbetet pastrimi i qytetit.

CP24 raporton se për pastrimin e qytetit nga bora është angazhuar edhe ushtria, kurse përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë përshkruar gjendjen si “snoëmageddon”.
Në video shihen se si qytetarët gropojnë për të hapur rrugët me qëllim që të mund të dalin nga shtëpitë e tyre.
https://twitter.com/Heidi__Matthews/status/1218701358972444672?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1218701358972444672&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Freshje-te-medha-te-bores-kanadezet-bllokohen-neper-shtepi-detyrohen-te-gropojne-per-te-dale-jashte%2F