Avdullah Hoti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e bëri të ditur lajmin për vdekjen e profesorit Esad Haxhijaha, e që njërit ishte kryetari i parë pas lufte në Kuvendin Komunal të Rahovecit.
Ai më tej i shprehi ngushëllime familjes, miqve e bashkëpunëtorëve të profesorit Haxhijaha.
“Sot u nda nga jeta profesor Esad Haxhijaha, Kryetari i pare pas luftës i Kuvendit Komunal te Rahovecit, ish i burgosur politik dhe veprimtar për shtetin e pavarur te Kosovës. Ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve te profesorit Haxhijaha. I përjetshëm kujtimi për të. Dega e LDK-se ne Rahovec është e nderuar qe ka pasur këtë veprimtar ne radhët e veta”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook. /InLajmi/