Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker është takuar sot me presidentin e vendit, Hashim Thaçi, shkruan InLajmi.
Pas takimit Walkeri ka folur edhe për videon e manipuluar në të cilën pretendohej kinse ai nuk ka dashur t’ia japë dorën Thaçit, i cili ai ka kërkuar që të mos trajtohen gjërat në atë mënyrë dhe për t’i hequr të gjitha dyshimet, ai e ka përqafuar këtë të fundin.
“Ju lutem mos i trajtoni gjërat sikurse atë ditë gjatë vizitës sime në Reçak kur unë isha duke ja dhuruar Thaçit një libër – një gazetar mendoi se aty ndodhi diçka shumë veçantë – se unë nuk ia dhashë dorën Presidentit Thaçi”.
“Pra nëse nuk e keni bezdi, unë dua t’ja shtrëngoj dorën atij edhe njëherë”./InLajmi/
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/1229161183936392/?t=10
