Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka kujtuar ish komandantin, Ahmet Kaçiku, shkruan InLajmi.
Ai ka thënë se Kaçiku pa me sytë e tij motrat e vëllezërit e tij të masakruar në mënyrën më çnjerëzore.
Postimi i plotë:
Ahmet Kaçiku në ditën e masakrës së Reçakut kishte mbushur 35 vjet.
Ishte komandant brigade dhe me sytë e tij, pa motrat e vëllezërit e tij të masakruar në mënyrën më çnjerëzore, por ai pa edhe heroizmin e bashkëluftetarëve të tij, tani dëshmorë: Ali Beqa, Ismail Luma, Mehmet Mustafa Shaqir Berisha, Kadri Syla, Enver Rashiti, Skënder Çarri, Nazim Kokallari, Sadik Mujota, Lutfi Bilalli, Sadik Osmani, Nexhat Ramadani e Ragip Bajrami.
Katër ditë më pas, ai do bashkohet me ta, në karvanin e përjetësisë, duke mbrojtur trupat e tyre nga armiku, i cili donte t’i vrasë për herë të dytë.
Ahmeti u kthye nga mërgimi në përgjigjie të Atdheut. Lum Atdheu që ka burra si ai./InLajmi/