Sot ka ndërruar jetë ish-ushtari i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Shala.
Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj e ka marrë me dhembje të thellë lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit të tij, Agim Shala.
Për më shumë lexoni shkrimin e plotë të Fatmir Limaj:
Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e bashkëluftëtarit tim, Agim Shala.
Agimi ishte ushtar i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një burrë fisnik, luftëtar trim dhe i dashur për të gjithë bashkëluftëtarët.
I shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes Shala, miqve dhe të gjithë bashkëluftëtarëve.
U prehsh në paqe bashkëluftëtari im! FL /InLajmi/