Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar veprën e Jusuf e Bardhosh Gërvalles dhe Kadri Zekës në 38 vjetorin e vrasjes së tyre, shkruan InLajmi.
Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se shqiptarët gjithmonë u vranë në prita.
Ai tha se vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka ranë, por lanë trashëgim mijëra të tjerë.
Postimi i plotë i tij:
Ata gjithmonë na vranë në prita si qyqarët.
Në tentim për të vrarë përpjekjet për liri, të shuanin shkëndijat e kryengritjes që po afrohej, të pabesët qëlluan Jusuf Gërvallen, Kadri Zeken e Bardhosh Gërvallen.
Ata ranë, por lanë trashëgim te mijëra të tjerë, planet e lirisë.
Ata ishin vet arkitektët e saj.
17 janari i vitit 1982, nuk ishte datë e vdekjes për ta, por dita e përjetësisë së tyre.
Lavdi!. /InLajmi