Ndalime të përkohshme në qarkullimin e makinave me naftë janë urdhëruar në disa qytete të mëdha italiane përfshirë kryeqytetin Romën, në përpjekje për të zvogëluar nivelin e ndotjes.
Ndalesat, që do të zbatohen në tri ditët e ardhshme, pritet të prekin rreth 1 milion makina.
Në Bosnje-Hercegovinë, protestuesit kanë dalë nëpër rrugë me maska duke kërkuar që qeveria të marrë masa.
Kjo pasi, ambientalistët e kanë përshkruar këtë situatë si emergjente.
Sarajeva është mes qyteteve me shifrat më të larta të ajrit të ndotur, e përcjellë nga kryeqytetet e Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.