Ambasadori i SHBA-së, Philip Kosnett përmes një postimi në Twitter ka kërkuar nga ministritë dhe komunat e Kosovës që të publikojnë procedurat për raportimin dhe hetimin e pretendimeve për mashtrim dhe korrpusion, shkruan InLajmi.
Ai është shprehur vazhdimisht dhe ka shkruar se sfidon komunat dhe ministritë t’i publikojnë procedurat e tyre për rastet e tilla.
“Kohët e fundit kemi publikuar linjën tonë për raportimin e supozuar të parregullsive në punësimin dhe prokurimin e Ambasadës. Ne sfidojmë ministritë dhe komunat e Kosovës që të publikojnë procedurat e tyre për raportimin dhe hetimin e pretendimeve për mashtrim dhe korrupsion”, ka shkruar Kosnett në Twitter./InLajmi/