Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu përmes një postimi në Facebook ka kritikuar ambasadat e Kosovës nëpër Evropë që janë.
Dje është shënuar 21 vjetori i Masakrës të Reçakut ku është kujtuar nga përfaqësues të Kosovës e të Shqipërisë, e nga ambasadat e shteteve të tjera por ajo që e ka penguar Musliun është se pse asnjë nga ambasadat e Kosovës nëpër botë nuk e kanë përkutjuar këtë masakër, shkruan InLajmi.
Ajo në fund ka pyetur nëse ka ministri të jashtme Kosova.
Postimi i plotë:
ASNJË FJALË S’IU SHPËTOJ O NGA GOJA…

Dje ne Kosovë u shenua 21 vjetori i masakrës së Reçakut, masakrës që dëshmon më së miri për gjenocidin që ka bërë Serbia në Kosovë.
Kjo masakër u përkujtua nga qytetarët dhe përfaqësuesit e Kosovës e të Shqipërisë, u përkujtua edhe nga Ambasadat e Ambasadorët e shteteve të shumta të akredituara në Republikën tonë.
Pata kohë të kaloj nëpër faqet e Facebook-t të Ambasadave tona nëpër botë dhe nuk hasa asnjë shkronjë që përkujton këtë masakër. A ka Kosova Ministri të Punëve te Jashtme???/InLajmi/