Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, ka thënë se Beogradi është i përkushtuar për të vazhduar dialogun me Prishtinën.

Ndërkohë, fajin për bllokadën e negociatave politikani serb ia ka lënë Prishtinës zyrtare.
Këto deklarata ai i ka bërë gjatë një takimi me ambasadorin grek në Beograd, George Diakofotakis, me të cilin ka folur edhe rreth problemeve që po përballen serbët në Kosovë.
Gjuriq ka përmendur lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave e shërbimeve si shtylla mbi të cilat ndërtohet paqja dhe, sipas tij, një gjë e tillë duhet të respektohet nga të gjitha vendet në rajon për të pasur një paqe afatgjate.
“liria e lëvizjes për njerëzit, mallrat, shërbimet dhe kapitalin është një aset që ndërton dhe konsolidon paqen në Evropën moderne, dhe se ky model duhet të ndiqet nga vendet e rajonit në mënyrë që të arrihet një stabilizim i qëndrueshëm dhe përmirësimin e marrëdhënieve “, tha ai.
Përveç tjerash, Gjuriq ka falënderuar ambasadorin grek për qëndrimin e Athinës zyrtare sa i përket Kosovës.





















