Ambasada e SHBA-së në Kosovë përmes një postimi në Twitter ka kërkuar nga Institucionet e Kosovës që ta zbardhin rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, shkruan InLajmi.
Kjo ambasadë ka kërkuar që të bëhet punë e palodhshme për t’i mbajtur përgjegjës personat e përfshirë në vrasjen e Ivanoviqit.
“Dy vjet pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, ne u bëjmë thirrje institucioneve të Kosovës që të vazhdojnë punën e palodhur për t’i mbajtur përgjegjës individët përgjegjës”./InLajmi/
https://twitter.com/USEmbPristina/status/1217793851047530496