Përbërësit:
500 ml vaj
500 ml qumësht
1 lugë qaji sodë bikarbonati
Miell sipas nevojës
Sherbeti:
4 gota sheqer
5 gota ujë
Përgaditja:
Vaji dhe qumështi duhet të vlojnë bashkë pastaj i hedhim sodën dhe e lem të vlojë përafërsisht 1 minutë pastaj i hedhim miell deri sa të trashet dhe e largojm nga zjarri pasi të ftohet e marrim dhe ngjeshim mirë me dorë dhe i hedhim miell gradualisht deri sa te bëhet një brum pak më i fortë dhe e vendosim në tepsi 45 cm dhe e pjekim në temperaturë 180 gradë për 90minuta ose më tepër deri sa të ndahen kuleqt .
Sherbeti duhet te vloje 30min .
Tespishtja e ftohtë sherbeti i nxehtë.