Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një bisedë teefonike me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jahstme dhe Siguri, Jose Burrel, të cilët njoftoi se janë pajtuar që institucionet e reja qeverisëse duhet të formohen sa më shpjetë, shkruan InLajmi.
“Jemi të vetëdijshëm që na presin detyra të mëdha dhe se është e nevojshme që sa më parë të kemi Qeveri të re, që do të përballet me sfidat dhe do t’i realizojë obligimet ndërkombëtare që ka Kosova”, u shpreh presidenti Thaçi.
Presidenti i vendit ka thënë se Kosova është e përkushtuar t’i përfundojë reformat që ka nisur dhe të cilat janë përcaktuese për anëtarësimin e Kosovës në BE.
Ai po ashtu kërkoi që BE-ja ta përmbushë obligimin për heqjen e vizave për qytetarët e vendit, sepse Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme.
“Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet. Parlamenti dhe Komisioni Evropian kanë rekomanduar heqjen e vizave për Kosovën. Qytetarët e Kosovës me të drejtë presin vendim meritor në këtë pikë”, tha presidenti Thaçi në bisedën telefonike me Përfaqësuesin e Lartë Borrell.
Presidenti Thaçi dhe përfaqësuesi i lartë i BE-së Borrel, u pajtuan rreth nevojës që të vazhdojë dialogu i pakushtëzuar në mes të Kosovës dhe Serbisë, si dhe për domosdoshmërinë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila nënkupton njohjen reciproke ndërmjet dy shteteve, njofton Zyra e Presidentit të Kosovës.
Në fund të bisedës, presidenti Thaçi ka thënë se e mirëpret vizitën e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, në Republikën e Kosovës./InLajmi/