Për të gjithë qytetarët e Junikut, kjo komunë ka marrë një vendim të mirë.
Komuna e Junikut përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se e diela do të jetë ditë pushimi për të gjithë ata që ushtrojnë veprimtari afariste, shkruan InLajmi.
Ky është njoftimi i Komunës:
Njoftohen të gjithë qytetarët që ushtrojnë veprimtaritë e tyre afariste brenda territorit të komunës së Junikut se nga E Diela e datës 26.01.2020, do të fillohet me implementimin e rregullores së re, ku është e përcaktuar që e Diela është ditë pushimi për të gjitha veprimtaritë në territorin e Komunës së Junikut me përjashtim veprimtaritë e cekuara mëposhtë:
- Barnatore
•Bukëpjekësit
•Pompat e Derivateve
•Sallonet e Bukurisë (për Sallonet e Bukurisë, dita e Martë do jetë ditë pushimi)
Mosrespektimi i kësaj rregullore nga ana e përfaqësuesve që ushtrojnë veprimtaritë e tyre brenda territorit të Komunës së Junikut do të bie ndesh me rregulloren në fjalë dhe inspektoriati Komunal i Komunës së Junikut do të filloi me shqiptim të gjobave për mosrespektim të rregullores nga e Diela e datës 26.01.2020./InLajmi/