Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se LDK duhet sa më parë të pajtohet që të ketë koalicion me VV-në dhe ta çojë në vend vullnetin e qytetarëve për ndryshim.
“Pjesa tjetër e drejtuesve të LDK-së bëjnë mirë të jenë konstruktiv sikurse Vjosa Osmani, e cila po punon për ta jetësuar marrëveshjen e koalicionit për krijimin e qeverisë Kurti”, ka shkruar Bahtirit në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë i Agim Bahtirit:
LDK-ja duhet sa më parë të pajtohet me lidhjen e koalicionit me VV-në, duke çuar në vend vullnetin e qytetarëve për ndryshim të shprehur përmes votës së lirë më 6 tetor.
Edhe pjesa tjetër e drejtuesve të LDK-së bëjnë mirë të jenë konstruktiv sikurse Vjosa Osmani, e cila po punon për ta jetësuar marrëveshjen e koalicionit për krijimin e qeverisë Kurti.
Tashmë është fakt i kryer posti i kryeparlamentarit, të cilin vet LDK-ja e ka votuar dhe çdo kërkesë në këtë drejtim do të pengon seriozisht çfarëdo bashkëpunimi.
AB
/InLajmi/