Autoritetet thanë se gruaja është izoluar pasi ka arritur në aeroportin e Bankokut nga Vuhani, qytet në lindje të Kinës, ku shpërthimi i virusit ka nisur në dhjetor.
Deri më tani janë regjistruar 41 raste me këtë virus, ndërsa një person ka humbur jetën.
Ai është identifikuar si një koronavirus, i cili mund të shkaktojë sëmundje nga ftohja e zakonshme deri te Sars-i.
Sars – sindromë e rëndë akute e frymëmarrjes – ka shkaktuar vdekjen e mbi 700 njerëzve në botë gjatë shpërthimit të tij më 2002-3.
Sars e ka pasur origjinën në Kinë.
Në total, ai ka infektuar mbi 8,000 njerëz në 26 vende të botës, transmeton lajmi.net.
Kina është shpallur e pastër nga Sars-i në maj të vitit 2004.