Aktivistet e një grupi social kanë performuar sot para objektit të Qeverisë së Kosovës himnin feminist “Dhunuesi je ti” apo “Një dhunues në rrugën tënde” i grupit ‘Las tesis’ nga Kili.
Kjo performancë është realizuar si formë proteste dhe ngritje e zërit kundër dhunës ndaj grave.
Nën tingujt e këngëve “Shteti patriarkal është dhunuesi im” e “Dhunuesi je ti’, ‘Policia, është ‘Gjykata është’ ‘Parlamenti është’, “Krejt shteti” ato shprehen pakënaqësitë e tyre.
Gjatë tri vjetëve të fundit në Kosovë janë vrarë 11 gra si pasojë e dhunës në familje. E në këtë periudhë 3.394 gra e kanë raportuar dhunën në polici.
Iniciativa për këtë performancë është ndërmarrë nga disa aktiviste në rrjetin social Facebook ku edhe e kanë koordinuar performancën për himnin global “Një dhunues në rrugën tënde”, shkruan telegrafi.com.N
Kënga “Një dhunues në rrugën tënde” u performua për herë të parë më 20 nëntor 2019 në rrugët e kryeqytetit të Kilit – Santiago, ndërsa shumë shpejt kënga nisi të këndohej në shumë shtete të tjera, por edhe në Evropë, si Francë, Gjermani, Spanjë e Shqipëri.