Njoftojmë opinionin se Qendra e Studentëve në Prishtinë, furnizohet me ngrohje të qytetit Termokos, e jo me qymyr.
Qendra e Studentëve në funksion ka sistemin e brendshëm të ngrohjes që shfrytëzohet në shërbim për studentët banues në konvikte në rastë të ndojnë prishje apo defekti nga Termokos.
Prandaj tymi në konviktin nr 1 është shfaqur për arsye të ndezjës së kaldajes se naftës e cila përdoret për ngrohjen e ujit sanitar në konvikte.
Tymi që është shfaqur nuk ka dalë nga dritaret por nga oxhaku i konviktit, raporton Indeksonline.
Ky informacion jo i saktë ka shfaqur reagime të ndryshme te studentët banues dhe opinion publik, andaj lusim që këto të dhëna të sakta t’i publikoj me qëllim që të njoftohet opinion publik drejtë.
