• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 1 January, 2026
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Gjermanët po ikin nga vendi i tyre

J G nga J G
13 January 2020
në Bota
0 0
0
Gjermanët po ikin nga vendi i tyre
16
SHPERNDARJE
76
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Për punë apo për qejf – gjithnjë e më shumë gjermanë po ikin nga vendi i tyre. Shumica janë fuqi e kualifikuar punëtore, ndaj ekspertët kanë ndezur dritat e alarmit. Por shumë edhe kthehen.
Në 10 vitet e kaluara nga Gjermania janë larguar mesatarisht rreth 180.000 gjermanë në vit dhe kanë shkuar në vendet tjera. Ndërkohë që në vit janë kthyer mesatarisht rreth 129.000 shtetas gjermanë.
Këto janë rezultatet e para të studimeve të fundit, ku thuhet se 3/4 e të larguarve janë me kualifikime të larta. Shumica prej tyre jeton vetëm një kohë të caktuar jashtë Gjermanisë.
Por nëse shikohen të dhënat statistikore, rreth 51.000 gjermanë largohen mesatarisht në vit nga Gjermania për të mos u kthyer më kurrë.
Andreas Ette, drejtor i grupit studiues në Institutin Federal për Hulumtimet e Popullatës thotë se duhet shikuar të gjitha lëvizjet, pra edhe ardhjen dhe jo vetëm largimin e forcave të kualifikuara nga Gjermania. Bilanci është pozitiv.
Këtë argument e mbështetë edhe Werner Eichhorst, nga instituti E Ardhmja dhe Puna (IZA): “Nuk mund të thuash se nga Gjermania po largohen në vit mesatarisht 51.000 njerëz dhe se ky është shkaku i mungesës së fuqisë punëtore.” Kur kemi parasysh se në Gjermani ka rreth 45 milionë njerëz në tregun e punës, atëherë 51.000 është një përqindje shumë më e ultë se 1%.
Gabriel Felbermayr, kryetar i Institutit për Ekonomi në Kiel, ka qëndrime më kritike: “Në 10 vitet e fundit kemi humbur më shumë se një gjysmë milioni punëtorë, prej tyre 3/4 janë me kualifikime të larta. Ky nuk është lajm i mirë për një ekonomi si ajo gjermane.” Të ardhurit nga vendet tjera nuk mund ta mbyllin tërësisht këtë zbraztësirë, sespe ata nuk janë gjithmonë të kualifikuar sa duhet.
Ofertat për kthim
Çfarë duhet të bëjë Gjermania për të motivuar këta njerëz që të kthehen në vendlindje? Werner Eichhorst thotë se kjo varet edhe nga konkurrenca dhe politika e sipërmarrjeve.
“Të kualifikuarit mund të zgjedhin punë, varësisht se ku kanë një perspektivë më të mirë dhe rroga më të larta, por kjo varet edhe nga rrethi familjar dhe kualiteti i jetës.” Kjo ka të bëjë me kujdesin ndaj fëmijëve apo situatën e vendbanimeve. Eichhorst mendon se politika duhet të kujdeset që jo vetëm sipërmarrjet por edhe punëmarrësit të kenë kushte të mira.
Felbermayr pohon se aspekti financiar luan një rol vendimtar.
“Në Gjermani kemi tatime dhe shpenzime të larta, ndaj të ardhurat që mbeten për personat me kualifikime të larta janë relativisht të ulëta.” Ekspertët e ekonomisë propozojnë që të merret modeli i disa vendeve skandinave dhe të zvogëlohen të paktën të dhënat për sigurime sociale, për personat që duan të kthehen. Një model i ngjashëm mund të përdoret edhe për tatimet në të ardhura.
Por ekspertët thonë se duhet të përmirësohen edhe kushtet e punës. “Shansat për përparime në vendet tjera janë më të mëdha. Shansajt janë më të mëdha të bësh një emër në fushën ku punon, sepse edhe kushtet janë më të mira. Këtë duhet ta mundësojë edhe Gjermania.” Si një shembull pozitiv Felbermayr përmend edhe Zvicrën. Universitetet e atjeshme janë bërë shumë më atraktive për profesorët e huaj në 10-15 vitet e fundit, sepse atje investohet më shumë në studime. “Kjo mund të bëhet edhe në Gjermani.”
Siguria dhe kultura e pritjes
Edhe Eichhorst mendon se shkollat e larta në Gjermani nuk janë punëdhënës tepër të mirë.
Siguria e punës nuk është shumë e lartë. Në universitete jepen shpesh kontrata me kohë të kufizuar prej tre muajsh. Për fushën akademike duhet të sigurohen më shumë vende të përhershme pune, mendon Eichhorst.
Ndryshe shumë gjermanë do të largohen nga vendi, për shkak të mungesës së sigurisë. Por në Gjermani ekzistojnë kushte më të mira në çështjen e sigurisë dhe shtetit ligjor, që është e rëndësishme për planifikimin e familjes.
Sipërmarrjet mund të jenë më atraktive, thotë Eichhorst. “Personat që relavitisht herët kanë shkuar në vendet tjera, me siguri që edhe më vonë duan të shkojnë prap jashtë Gjermanisë.” Përvojat me një semestër jashtë vendit gjatë studimeve, përvojat me udhëtime apo shkëmbimet e nxënësve nxisin dëshirën që këta persona të shkojnë prapë jashtë vendit. “Pas këtyre njohurive njerëzit janë të interesuar që edhe në sipërmarrjet gjermane të ngrihet niveli i ofertave.” Punëdhënësit gjermanë duhet të përpiqen t’i mbajnë absolventët apo personat me kualifikime të larta, shkruan DW.
Por personat që kanë qenë në ndonjë vend tjetër kanë mbledhur edhe përvoja të mira, janë aftësuar për punë dhe janë njoftuar me kultura të tjera jashtë vendit, që mund të jenë shumë të rëndësishme për karrierën personale dhe ekonominë e një vend, pohon Eichhorst. Ky është një fitim për të gjithë.

Tags: EkspertëtFamiljaGjermanëtVendi
Postimi i mëparshëm

UP-ja ka mungesë të kuadrove, rrezikohen të mbyllen disa fakultete

Postimi tjetër

Vullkani në Filipine nxjerr lavë, paralajmërohet shpërthim i madh

Të ngjajshme Postime

Putin në fjalimin për Vitin e Ri: Rusia do të fitojë në Ukrainë
Bota

Putin në fjalimin për Vitin e Ri: Rusia do të fitojë në Ukrainë

31 December 2025
Viti i Ri arrin në Australi mes dhimbjesh për 15 viktimat e Bondit
Bota

Viti i Ri arrin në Australi mes dhimbjesh për 15 viktimat e Bondit

31 December 2025
Zvicra në prag të Vitit të Ri, ngrica dhe mjegull
Bota

Zvicra në prag të Vitit të Ri, ngrica dhe mjegull

31 December 2025
Hajdutët thyejnë murin me “hillt”, vjedhin rreth 30 milionë euro nga një bankë në Gjermani
Bota

Hajdutët thyejnë murin me “hillt”, vjedhin rreth 30 milionë euro nga një bankë në Gjermani

30 December 2025
Arabia Saudite nisi një ‘sulm të kufizuar’ në Jemen për shkak të dërgesës së armëve nga dy anije në portin e al-Mukalla
Bota

Arabia Saudite nisi një ‘sulm të kufizuar’ në Jemen për shkak të dërgesës së armëve nga dy anije në portin e al-Mukalla

30 December 2025
Telegraph: SHBA-të nisin sulmin e parë tokësor ndaj Venezuelës
Bota

Telegraph: SHBA-të nisin sulmin e parë tokësor ndaj Venezuelës

29 December 2025
Postimi tjetër
Vullkani në Filipine nxjerr lavë, paralajmërohet shpërthim i madh

Vullkani në Filipine nxjerr lavë, paralajmërohet shpërthim i madh

Lajmet e fundit

Viti i Ri n’terr pa ndriçim, kryetari i Dragashit kërkon shpjegim

Viti i Ri n’terr pa ndriçim, kryetari i Dragashit kërkon shpjegim

31 December 2025
Rama bën urimin e Vitit të Ri: Shqipërinë afër BE, nuk e solli koha, por përkushtimi ynë

Rama bën urimin e Vitit të Ri: Shqipërinë afër BE, nuk e solli koha, por përkushtimi ynë

31 December 2025
Albin Kurti “siguron” që Viti i Ri do të jetë i sigurt dhe i begatë: Gëzuar 2026’ta

Albin Kurti “siguron” që Viti i Ri do të jetë i sigurt dhe i begatë: Gëzuar 2026’ta

31 December 2025
Haziri: Sot është koha e fundit për reflektim të thellë – Pragmatizmi, që ishte sinonim i LDK-së, humbi!

Haziri: Sot është koha e fundit për reflektim të thellë – Pragmatizmi, që ishte sinonim i LDK-së, humbi!

31 December 2025
Berisha video-mesazh për fundvitin: Në 2025 u rrëmbye vota, në 2026 shqiptarët do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale Rilindja

Berisha video-mesazh për fundvitin: Në 2025 u rrëmbye vota, në 2026 shqiptarët do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale Rilindja

31 December 2025
‘‘Shprehim mirënjohjen tonë për miqësinë tuaj’’, ambasada amerikane uron Vitin e Ri, zyrtarët e saj flasin për bashkëpunimin gjatë 2025

‘‘Shprehim mirënjohjen tonë për miqësinë tuaj’’, ambasada amerikane uron Vitin e Ri, zyrtarët e saj flasin për bashkëpunimin gjatë 2025

31 December 2025
Petardat dhe fishekzjarret: rreziku i heshtur i fundvitit për qentë dhe macet

Petardat dhe fishekzjarret: rreziku i heshtur i fundvitit për qentë dhe macet

31 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu