Deputetja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar në lidhje me ndërtimet që po bëhen rreth Liqenit të Badovcit.
Ajo përmes një shkrimi personal tha se në një shtet ku sundon ligji duhet që hapësirat e uzurpuara rreth liqenit të lirohen. Po ashtu këtë gjë e kundërshton plotësisht dhe bën lutje që këto ndërtime të ndalen menjëherë.
“Duke shpresuar se njëherë do të jemi edhe ne shtet normal dhe duke mos dashur të shohim demolime të tilla, ndërtimet duhet të ndalen menjëherë”, ka shkruar Kusari-Lila në Facebook. /InLajmi/