Anëtari i Vetëvendosjes, Avni Zogiani përmes një postimi në Facebook e ka quajtur LDK-në të lazdruar i cili ka thënë se partia e tij e ka mbyllur njërin sy për korrupsionin e partisë të Mustafës në besim se është parti e ndryshimit, shkruan InLajmi.
Kjo ka ardhur pasi LDK-ja nuk po heq dorë nga posti i presidentit që thuhet se është pengesë për të finalizuar marrëveshjen.
“LDK-ja u lazdrue qysh kur ne si shoqni provuem me e mbylle njenin sy per korrupsionin e saj te perbashket me partite tjera, dhe deshtem me besue se eshte parti e ndryshimit!”, ka shkruar Zogiani.
LVV-je dhe LDK-ja tash e tre muaj po tentojnë bashkimin në pozitë, por ende nuk po arrijnë të dakordohen për punën e ndarjeve të posteve./InLajmi/

















