Në fundjavë një front i ftohtë që do të kalojë në lindje të rajonit sjellë vransira dhe rënie të lehtë të temperaturave. Sot pasdite dhe në mbrëmje, ekzistojnë mundësi të ulëta për riga lokale shiu, e në vise malore edhe borë.
Vlerat e ciilësisë së ajrit do të mbeten në vlera të pashëndetshme ditën e premte, e të shtunën pritet përmirësim i lehtë, kur do të zbresin edhe në vlera mesatare.
Në mëngjes ngrica, në vise të ulëta mundësi për mjegullinë. Ditën kryesisht me diell dhe më butë. Kryesisht qetë, me erë të lehtë nga jugperëndimi 1m/s. Indeksi UV: 1.
Temperaturat minimale pritet te luhaten ne – 3 gradw ndërkaq ato maksimale në 7 gradë Celcius