Kreu i Vetëvendosjes si fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit fillimisht kishte thënë se do të injoroj plotësisht Listën Serbe në përpjekjet për formimin e qeverisë së re.
Megjithatë më vonë kishte thënë se do të bisedojë me partinë që drejtohet nga Goran Rakiq rreth krijimit të institucioneve të reja.
Kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Marko Gjuriq, ka thënë se “Srpska” duhet të përfshihet në bisedimet për krijimin e qeverisë së re, pasi sipas tij pëfaqësojnë 90% të vullnetit të serbëve të Kosovës.
Gjuriq ka përmendur faktin se Lista Serbe ka arritur të fitojë 10 vendet e rezervuara në Kuvend.
“ Lista Serbe arriti të marrë 90% të vullnetit të serbëve të Kosovës dhe gjithashtu fitoj 10 ulëset e rezervuara, prandaj duhet të përfshihet në bisedime, nëse ata duan ta respektojnë Kushtetuën dhe Ligjin”, ka thënë Gjuriq
