11 Janari është dita e 11 e vitit, deri në fund të tij janë edhe 354 ditë.
Ngjarje
1569 – Llotaria e parë e regjistruar në Angli.
1805 – U krijua teatri i Michiganit.
1861 – Alabama i bashkohet Konfederates se Steteve te Bashkuar te Amerikes.
1908 – U krijua Grand Canyon National Monument.
1919 – Romania anekson Transilvaninë.
1922 – Për herë të parë, mjekët në spitalin e Torontos, Kanada, përdorin insulinën për trajtimin e diabetit në njerëz. Para vitit 1922, personat me diabet të tipit 1 nuk jetonin më shumë se 1 deri 2 vjet. Edhe pse nuk kuron diabetin, insulina është një nga zbulimet më të mëdha në mjekësi, e cilësuar si mrekulli – njerëzit me diabet në gjendje të rëndë, me vetëm pak ditë për të jetuar, falë insulinës, shpëtuan dhe u kthyen në jetë normale. Insulina u zhvillua në laboratorin e universitetit të Torontos. Katër mjekë e laborantë u morrën me këtë punë, por në vitin 1923 vetëm dy mjekët u nderuan me çmimin Nobel për mjekësi; dhe mjekët, personalisht, vendosën t’a ndanin shpërblimin Nobel me dy laborantët e tyre.
1927 – Louis B. Mayer, drejtori i studios kinematografike Metro – Goldwyn – Mayer (MGM), shpall krijimin e Akademisë së Filmit, Arteve dhe Shkencave, gjatë një banketi në Los Angeles, Kaliforni. Akademia është e njohur në mbarë botën për Çmimet Oskar, që shpërndan çdo vit për arritjet më të mira në fushën e kinematografisë.

1935 – Amelia Earhart është gruaja e parë e cila fluturoi vetëm nga Hawaii në California.
1943 – Anarkisti italiano – amerikan Karlo Treska vritet me atentat në Nju Jork. Ai ishte redaktor gazete, orator, dhe organizator sindikalist gjatë viteve 1910. Treska u bë i njohur si kundërshtar kryesor i hapur i fashizmit, stalinizmit, dhe i shtrirjes së mafias në lëvizjen sindikale. Një teori në atë kohë se kush e kreu atentatin, ishte se Treska u vra nga mafia e Nju Jorkut me urdhër nga Sicilia. Një tjetër teori ishte se Treska u eliminua nga shërbimi sekret sovjetik NKVD si ndëshkim për kritikat e tij ndaj regjimit të Stalinit dhe Bashkimit Sovjetik.
1946 – Republika e dytë shqiptare: Të gjitha kishat e Shqipërisë, paralajmërohen t’u bien këmbanave rreth orës 1:30 pasdite kur Asamblea Kushtetuese të shpallte para popullit dhe botës se Shqipëria është Republikë Popullore; shpallja u shoqërua me 101 të shtëna topi dhe dy ditët festime në mbarë vendin. Enver Hoxha, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste, u shpall kryetar i shtetit. Mbreti Zog në mërgim, u shpall “tiran brutal dhe tradhtar”. Oborri Mretëror e priti vendimin pa ndonjë habi dhe pa shumë protestë, por deklaroi se për shqiptarët ekziston një çështje shumë më serioze sesa forma e regjimit dhe ajo është çështja e integritetit kombëtar e territorial dhe e të drejtave të sovranitetit të popullit.
1957 – Vrasësi masiv Jack Gilbert Graham u ekzekutua përmes komorës së gazit.
1962 – Erupcioni i vullkanit Huascaran në Peru shkaktoi vdekjen e 4000 njerëzve.
1964 – Kirurgu i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara Dr Luther Terry, publikon raportin historik “Pirja e duhanit dhe Shëndeti: Raport i Komisionit Këshillues të Kirurgut të Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara, duke thënë se pirja e duhanit mund të jetë e rrezikshme për shëndetin – raporti shkaktoi brenda e jashtë vendit një valë kundër pirjes së duhanit.
1972 – Pakistani Lindor riemron veten në Bangladesh.
1986 – Zyrtarisht u hap Gateway Bridge, Brisbane në Queensland, Australi.
1986 – Authori James Clavell nënshkroi një marrëveshje me shtëpinë botuese Morrow/Avon për 5 milionë dollarë si paradhënie për librin “Wirlwind”. Libri është një roman 2 mijë faqesh dhe sipas përllogaritjes, Klavelli u pagua 2 mijë e 500 dollarë për një faqe të shkruar.
1990 – Marshuan 300,000 njerëz në favor të pavarësisë së Lituanisë.
Lindje
347 – Theodosius I, perandor i romak
1859 – George Curzon, politikan britanik
1934 – Jean Chrétien, politikan kanadez
1946 – Tony Kaye, pianist dhe organist anglez (Yes)
1952 – Lee Ritenour, kitarist dhe kompozitor amerikan
1970 – Mustafa Sandal, këngtar turk
1971 – Mary J. Blige, këngtare e muzikës Soul dhe R&B
1972 – Amanda Peet, aktore amerikane
1983 – Adrian Sutil, pilot gjerman i Formula 1
Vdekje
314 – Papa Miltiades
782 – Kōnin, Perandor Japonez i 49.
1055 – Konstantin IX., Perandor Bizantin
1944 – Galeazzo Ciano, politikan italian (l. 1903)
1999 – Enver Maloku, shkrimtar shqiptar
2006 – Mark Sopi, ipeshkëv i Ipeshkëvisë së Kosovës