SHBA-të kanë vendosur sanksione të reja ndaj Iranit pas sulmit të tij ndaj trupave amerikane në Irak këtë javë, tha të premten Sekretari Steven Mnuchin.
“Ju njoftojmë se kemi vendosur sanksione shtesë kundër regjimit iranian”, tha Mnuchin në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë bashkë me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo.
Sanksionet e kanë synim industrinë iraniane, përfshirë prodhuesit e çelikut dhe hekurit, po ashtu sanksione edhe ndaj të paktën tetë zyrtarëve të lartë iranianë.




















