Një spital në Çagllavicë të Prishtinës është kapluar nga flakët këtë mbrëmje.
Por nuk është djegur i tërë objekti, por vetëm një pjesë ndihmëse e tij, njofton Klan Kosova.
“Po, policia është njoftuar për një zjarr në një pjesë ndihmëse të një objekti shëndetësor. Policia ka shkuar në vend ngjarje, aty është ftuar edhe njësia e zjarrfikësve”, raporton Klan Kosova.
Si pasojë e tymit një personit i është penguar frymëmarrja.