Është hapur manifestimi i përvjetshëm “Flaka e Janarit” në Gjilan.
Pjesë e këtij organizimi janë edhe homazhet në nderim të dëshmorit të kombit Xhevat Qerimi, që nga ora 11:00 kanë filluar në ambientet e Teatrit të Qytetit në Gjilan, ku familjarë, ish-bashkëpunëtorë dhe qytetarë të udhëhequr nga kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, me kabinetin e tij, të cilët po nderojnë kontributin e dëshmorit në 27 vjetorin e vdekjes së tij.
Ndërkohë, për veprën e tij është duke u mbajtur edhe një akademi përkujtimore në të njëjtin vend.
Ndërsa më pas do të bëhet edhe rivarrimi i dëshmorit në kompleksin e varrezave të Dëshmoreve në Gjilan.
Aktivitetet në kuadër të organizimit “Flaka e Janarit” do të vazhdojnë deri në fund të këtij muaji në këtë komunë.
Haziri para qytetarëve të Gjilanit tha se ata përpjekjet për kryengritje i kanë pasur gjithmonë.
“Unë e kam njohur Xhevatin personalisht por edhe veprimtarinë e tij, ai është prezentuar në shtëpinë time si përfaqësues i LPRK-së, më ka thënë që jemi të gatshëm me qene pjesë e kësaj lëvizje, ajo që flitet këtu nuk guxon me u zbuluar e me dal jashtë”.
“Këta janë kryengritësit e parë dhe më të mëdhenjtë të çlirimit të Kosovës, asnjëri nga ta nuk është burgosur”, transmeton Klan Kosova.
“Shpirti i tij bënë dritë për Kosovën. Ne i kemi pas borxh Xhevatit një përkujtim të madh. Ai gjithë jetën dha kontribut për bashkimin e qytetarëve të Kosovës nga të gjitha anët”, ka thënë Haziri.




















