Përbërësit:

· 1 kg kungulleshkë
· 1 gotë uji oriz
· 300 g mish i grirë
· 2 kokrra domate
· 2 kokrra qepë
· 1 lugë salcë
· magdanoz, piper, mendërz (nenexhik), kripë
Përgatitja: Për të përgatitur mbushje skuqim në një tenxhere qepën, orizin, mishin e grirë, pastaj shtojmë domatet e rënduara, salcën, majdanozin, erëzat dhe kripën. Kungujt i qërojmë, lajmë dhe në qofte se janë të mëdhenj ndahen për gjysmë. I heqim mesi dhe mbushen me masën e përgatitur më lart. Kungujt e mbushur piqen në furrë për rreth 30 minuta në temperaturën 180 C.





















