Kryeshefja Ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës, Miradije Kelmendi u prit nga komandanti i ri i KFOR-it në Kosovë Gjeneral-major Michele Risi.
Sot në selinë qendrore të KFOR-it u zhvillua një takim mes Kryeshefes Ekzekutive të Inspektoratit Policor të Kosovës Miradije Kelmendi dhe komandantit të KFOR-it në Kosovë Gjeneral-major Michele Risi.
Bashkëbiseduesit, pasi shkëmbyen informacione për nivelin e sigurisë në Kosovë dhe të arriturat e Institucioneve të sigurisë, ata ranë dakord për përmirësimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe për të vendosur kushtet për t’u takuar në të ardhmen.