• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 23 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Këto janë prioritetet për deputetët e Kosovës

J G nga J G
10 January 2020
në Kosovë
0 0
0
Këto janë prioritetet për deputetët e Kosovës
0
SHPERNDARJE
26
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi i Kosovës, i konstituuar në përbërjen e re më 26 dhjetor, nuk ka arritur të mbajë ndonjë seancë plenare për shkak të mungesës së formimit të qeverisë. Zgjedhja e Qeverisë së re të Kosovës, do të ishte e pritshme që të ishte edhe vendimi i parë i kuvendit.

Ndërkohë që nuk ka një marrëveshje për qeverinë që do të dërgohej për votim në kuvend, deputetët e zgjedhur thonë se kanë disa prioritete gjatë punës së tyre si të zgjedhurit e popullit.

Disa deputetë e përmendin si prioritet luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, të tjerët, siç thonë, ç’kapja e institucioneve apo edhe deputetë që thonë se do të mbrojnë taksën doganore ndaj Serbisë që të mbetet në fuqi edhe më tutje.

Për disa parti, prioritet do të jetë edhe ekonomia, arsimi dhe shëndetësia, e për disa të tjera çështje tjera politike, siç është dialogu me Serbinë.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, thotë se kjo parti, e cila doli e para në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, i ka bërë publike prioritet e saj gjatë fushatës zgjedhore.

Të njëjtat tema, thotë ajo, janë diskutuar edhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës, me të cilën po diskutohet për formimin e qeverisë së re dhe shpreson që këto çështje të rëndësishme për qytetarët, të jetësohen gjatë këtij mandati.

“Prioritetet e Lëvizjes do të jenë ato që i kemi deklaruar gjatë fushatës zgjedhore, e të cilat edhe i kemi harmonizuar në programin me LDK-në, që kanë të bëjnë kryesisht me rendin dhe ligjin, me zhvillimin ekonomik dhe me gjithë legjislacionin që është vital për mirëqenien e qytetarëve në përgjithësi”, thotë Nagavci.

Edhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), thonë se prioritetet janë të përcaktuara qysh nga fushatë zgjedhore.
Armend Zemaj nga LDK, thotë se deputetët e kësaj partie do të punojnë në ato fusha që janë bazike për zhvillimin e Republikës së Kosovës.

“Ka të bëjë me zhvillimin ekonomik të Kosovës, thithjen e investimeve të jashtme sidomos, si nevojë imediate, sundimi i rendit dhe ligjit dhe subjektiviteti apo fuqizimi i subjektivitetit të Republikës së Kosovës, qoftë i brendshëm ose ndërkombëtar. Pa anashkaluar edhe ajo çka është primare edukimin, arsimin, shëndetësinë”, thotë Zemaj.

Ndryshe nga deputetët e dy partive që fituan më së shumti vota, partia e kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), edhe në këtë mandat thotë se do të vazhdojë të mbrojë tarifën doganore të vendosur për importet nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Pal Lekaj nga kjo parti, thotë se deputetët e AAK-së do të fokusohen në zhvillimin ekonomik dhe përkrahjen e ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla, por çështja më e rëndësishme, sipas tij, do të jetë dialogu me Serbinë.

“Ne do të jemi të vëmendshëm dhe të zëshëm aty ku nuk i përket që të hyjë Qeveria e Kosovës, që ta dëmtojë vendin, do të jemi kujdestar 24 orë. Dhe tjetra është taksa që ne nuk guxojmë të lëshojmë pe dhe do të jemi prapë kujdestar të kësaj çështjeje. Ne jemi për dialog, por që dialogu të shkojë në favor të formimit të shtetit të Kosovës”, thotë Lekaj.

Shumicën e këtyre prioriteteve, partitë politike i kanë shpalosur edhe gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, shkruan Radion Evropa e Lirë.

Legjislatura e re, deri më tani ka mbajtur vetëm një seancë më 26 dhjetor, 2019. Ajo ishte seancë konstituive ku edhe është zgjedhur kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës ,Glauk Konjufca dhe nënkryetarët e rinj.

Tags: Armend ZemajGlauk KonjufcaKuvendi i KosovesPal LekajQeveria e Kosovës
Postimi i mëparshëm

Bajqinovci fton LDK-në: Jemi votuar nga populli për të bërë çkapje të shtetit, ejani të bashkëqeverisim

Postimi tjetër

Kryeparlamentari Konjufca vizitohet nga Bahtiri

Të ngjajshme Postime

Pritje në pikat kufitare, kolona deri në 900 metra
Kosovë

Pritje në pikat kufitare, kolona deri në 900 metra

23 July 2025
Moti në Kosovë, “pranveror”
Kosovë

Vazhdon vapa e fortë verore, por mund të ketë ulje të lehta të temperaturave

23 July 2025
Ardhja e mërgimtarëve, ja sa është pritja në pikat kufitare
Kosovë

Ardhja e mërgimtarëve, ja sa është pritja në pikat kufitare

22 July 2025
Vdekja e 2 punëtorëve në Gjakovë, Prokuroria kërkon paraburgim për 2 të dyshuarit
Kosovë

Vdekja e 2 punëtorëve në Gjakovë, Prokuroria kërkon paraburgim për 2 të dyshuarit

22 July 2025
Pas 30 korrikut, KEK ndal furnizimin me energji për të gjithë konsumatorët që s’kanë gjetur furnizues në treg të hapur
Kosovë

Pas 30 korrikut, KEK ndal furnizimin me energji për të gjithë konsumatorët që s’kanë gjetur furnizues në treg të hapur

22 July 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe dhe me vapë të fortë verore

22 July 2025
Postimi tjetër
Kryeparlamentari Konjufca vizitohet nga Bahtiri

Kryeparlamentari Konjufca vizitohet nga Bahtiri

Lajmet e fundit

Logopedi: Mos i jepni fëmijës shumë lodra në të njëjtën kohë, ja arsyeja

Logopedi: Mos i jepni fëmijës shumë lodra në të njëjtën kohë, ja arsyeja

23 July 2025
Zemaj: Po jetojmë nën një pushtet autokratik dhe të korruptuar!

Zemaj: Po jetojmë nën një pushtet autokratik dhe të korruptuar!

23 July 2025
Kurti: Belgjika është mike e aleate e jona, tani partnere edhe në fushën e mbrojtjes

Kurti: Belgjika është mike e aleate e jona, tani partnere edhe në fushën e mbrojtjes

23 July 2025
Osmani nderon Shaban Manajn në 25-vjetorin e rrëmbimit dhe vrasjes: Dëshmoi guxim dhe përkushtim

Osmani nderon Shaban Manajn në 25-vjetorin e rrëmbimit dhe vrasjes: Dëshmoi guxim dhe përkushtim

23 July 2025
UEFA kundërshton zgjerimin e fuqive të VAR për shkak të rritjes së mundshme të vonesave

UEFA kundërshton zgjerimin e fuqive të VAR për shkak të rritjes së mundshme të vonesave

23 July 2025
Mediat izraelite: Një grua 70-vjeçare u përpoq të vriste Netanyahun me një mjet shpërthyes

Mediat izraelite: Një grua 70-vjeçare u përpoq të vriste Netanyahun me një mjet shpërthyes

23 July 2025
Itali, 6 të vdekur nga vala e të nxehtit që ka goditur pjesën jugore të vendit

Itali, 6 të vdekur nga vala e të nxehtit që ka goditur pjesën jugore të vendit

23 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu