Gjatë qëndrimit në Vjenë Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, u takua me Ministrin e Jashtëm të Austrisë, Alexander Schallenberg, shkruan InLajmi.
Në takim u diskutua për prioritet kryesore të Kryesisë shqiptare të OSBE-së 2020 dhe angazhimet e përbashkëta në funksion të sigurisë dhe zhvillimeve demokratike. Por jashtë temave të diskutimit nuk mbeti dhe procesi i integrimit.
“Me ministrin Schallenberg biseduam edhe për domosdoshmërinë e çeljes së negociatave për anëtarësim në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut gjatë këtij viti! Një mirënjohje e veçantë për mbështetjen e jashtëzakonshme që Austria i ka dhënë Shqipërisë në angazhimet e saj për OSBE-në dhe në procesin e integrimit në BE.” – shkroi Cakaj në një profilin e tij Facebook.
Postimi i plotë i tij:
Gjatë qëndrimit në Vjenë zhvillova edhe një takim dypalësh me Ministrin e Jashtëm të Austrisë, z. Alexander Schallenberg ?????!
Në takim diskutuam për prioritet kryesore të Kryesisë shqiptare të OSBE-së 2020 dhe angazhimet e përbashkëta në funksion të sigurisë dhe zhvillimeve demokratike. Po ashtu, biseduam edhe për domosdoshmërinë e çeljes së negociatave për anëtarësim në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut gjatë këtij viti ??????! Një mirënjohje e veçantë për mbështetjen e jashtëzakonshme që Austria i ka dhënë Shqipërisë në angazhimet e saj për OSBE-në dhe në procesin e integrimit në BE.
Në fund, nënvizuam edhe njëherë faktin se Kosova ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj për të marrë liberalizimin e vizave një orë e më parë ??????! /InLajmi