• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 30 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

A është e rrezikuar siguria e Shqipërisë nga Irani apo është në duar të sigurta?

J G nga J G
10 January 2020
në KRYESORE, Shqipëri
0 0
0
A është e rrezikuar siguria e Shqipërisë nga Irani apo është në duar të sigurta?
2
SHPERNDARJE
24
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Me një ceremoni solemne në Vjenë, në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së, Shqipëria nisi zyrtarisht të enjten (9.01.2020) Presidencën e OSBE, 2020.

Fillimi zyrtar i presidencës shqiptare të organizatës më të madhe në botë për siguri dhe bashkëpunim ndodh në kohëra jo të qeta. Konflikti mes SHBA dhe Iranit ka ngjallur shqetësim në 57 vendet anëtare të OSBE, siguria e të cilave është e ndërlidhur me situatën në Lindjen e Mesme.

Burime zyrtare nga Kryeministria në Tiranë bëjnë me dije se Kryeministri dhe Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Edi Rama, njëherazi drejtues i Presidencës shqiptare të OSBE-së, në fjalën e tij, të enjten në Vienë ka sjellë në vëmendje mundësitë që ka OSBE për të forcuar sigurinë dhe bashkëpunimin, në situatat aktuale. Fjala kyҫe e Presidencës shqiptare të OSBE 2020 do të jetë dialogu, deklaroi Rama.

“Shumë prej mundësive tona vijnë përtej shtrirjes së OSBE, na duhet të forcojmë platformat e dialogut me vendet aziatike për bashkëpunim. Situata aktuale në brigjet jugore është e ndërlidhur me sigurinë e vendeve tona” theksoi kryeministri Rama.

Shqipëria e përfshirë indirekt në konfliktin SHBA- Iran

Forcimi i sigurisë në vendet anëtare të OSBE përbën një nga shtyllat kryesore të programit të Presidencës Shqiptare OSBE, 2020. Vetë siguria e Shqipërisë shfaqet potencialisht jo e pacënueshme në kuadrin e konfliktit SHBA – Iran. Komuniteti i 3200 muxhahedinëve, të strehuar në periferi të Tiranës, armiq të betuar të qeverisë iraniane është një faktor potencial që e përfshin Shqipërinë jo drejtpërsëdrejti në këtë konflikt. Kjo u duk qartë kur vetë lideri suprem i Iranit, Ajatollah Khomeini në fjalën e mbajtur të mërkurën, (8.01.2020) pas lëshimit të raketave iraniane në bazat ushtarake amerikane në Irak e quajti Shqipërinë, “një vend shumë të vogël, por shumë të keq europian, ku amerikanët bashkëpunojnë me tradhtarët e Iranit kundër Republikës Islamike”.

Por strehimin e 3200 muxhahedinëve në Shqipëri kryeministri Rama e vlerësoi „një veprim që i bën nder Shqipërisë dhe është në vazhdën e traditës shqiptare.” „Kemi marrë përsipër një risk që të strehojmë 3 mijë muxhahedinë. Jam shumë krenar që ky risk është marrë në mënyrë bipartizane. Politika shqiptare ka bërë këtë hap me një bindje të unifikuar në funksion të një aleance strategjike të padiskutueshme me SHBA, Kjo nuk ekspozon në mënyrë të posaçme Shqipërinë” tha Rama në Vjenë.

Ai solli në vëmendje Artikullin 5 të NATOs, thelbi i të cilit është se sulmi ndaj një anëtari të NATOs është sulm ndaj gjithë Aleancës Atlantike. “Jemi në duar të sigurta. Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe çdo sulm mbi vendin tonë është sulm mbi NATO-n” theksoi Rama.

Shqipëria – Vigjilencë ndaj sulmeve kibernetike iraniane

Tentiva e Iranit për të cënuar sigurinë kombëtare të Shqipërisë është e provuar tanimë. Në dhjetor 2018 qeveria Rama shpalli „persona non grata” ambasadorin e Iranit në Tiranë dhe e dëboi atë bashkë me një diplomat tjetër të ambasadës iraniane në Shqipëri për shkak „të tentimit të sulmeve terroriste në Shqipëri”, veprim që u përgëzua nga SHBA, shkruan DW.

Në një takim të zhvilluar ditët e fundit në Tiranë, të organizuar nga „Qendra për Sigurinë në Europën Jug-Lindore” gjenerali amerikan Michael Barbero, pjesëmarrës në këtë takim tha se „ҫdo aleat i SHBA mund të shikohet si një shënjestër nga Irani. Për këtë vigjilenca është mjaft e rëndësishme veçanërisht në fushën kibernetike, pasi Irani ka disa aftësi mjaft të sofistikuara për sulmet kibernetike. Shqipëria duhet të tregohet mjaft vigjilente në përpjekjet kundër terrorizmit dhe kundër sulmeve kibernetike. Aleanca do të reagojë ndaj çfarëdo lloj sulmi që do t’i bëhet ndonjë prej shteteve anëtare të saj”, theksoi gjenerali amerikan Barbero.

Tags: IraniSHBAShqipëria
Postimi i mëparshëm

Dëgjojini gratë dhe vajzat, nuk ka sfidë që mund t’i pengojë ato për t’i arritur ëndrrat

Postimi tjetër

Habit Finlanda, përdor mbeturina kafeje për të prodhuar këpucë

Të ngjajshme Postime

Osmani i referohet disa matjeve, thotë se 81% e qytetarëve duan mandat të dytë për të
KRYESORE

Osmani i referohet disa matjeve, thotë se 81% e qytetarëve duan mandat të dytë për të

29 December 2025
E konfirmon Osmani, kandidon për mandatin e dytë
KRYESORE

E konfirmon Osmani, kandidon për mandatin e dytë

29 December 2025
Rezultatet e para: Këta janë pesë më të votuarit e secilës parti
KRYESORE

Rezultatet e para: Këta janë pesë më të votuarit e secilës parti

29 December 2025
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Terras: Rezultati i zgjedhjeve mund të përfundojë bllokadën politike
KRYESORE

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Terras: Rezultati i zgjedhjeve mund të përfundojë bllokadën politike

29 December 2025
Ahmeti i çon mesazh Kurtit: Kosova të ecë përpara me hapa të sigurt, ta forcojë aleancën me ShBA
KRYESORE

Ahmeti i çon mesazh Kurtit: Kosova të ecë përpara me hapa të sigurt, ta forcojë aleancën me ShBA

29 December 2025
Rama reagon pas rezultatit të zgjedhjeve: Lumir Abdixhiku është modeli i lidershipit që i duhet Kosovës
KRYESORE

Rama reagon pas rezultatit të zgjedhjeve: Lumir Abdixhiku është modeli i lidershipit që i duhet Kosovës

29 December 2025
Postimi tjetër
Habit Finlanda, përdor mbeturina kafeje për të prodhuar këpucë

Habit Finlanda, përdor mbeturina kafeje për të prodhuar këpucë

Lajmet e fundit

Reagojnë nga NISMA, ish- deputetja Krasniqi: Humbja numerike nuk e humb dashurinë për vendin

Reagojnë nga NISMA, ish- deputetja Krasniqi: Humbja numerike nuk e humb dashurinë për vendin

29 December 2025
Osmani i referohet disa matjeve, thotë se 81% e qytetarëve duan mandat të dytë për të

Osmani i referohet disa matjeve, thotë se 81% e qytetarëve duan mandat të dytë për të

29 December 2025
Telegraph: SHBA-të nisin sulmin e parë tokësor ndaj Venezuelës

Telegraph: SHBA-të nisin sulmin e parë tokësor ndaj Venezuelës

29 December 2025
George Clooney dhe familja e tij marrin shtetësinë franceze: aktori i pakënaqur me politikën e Trump

George Clooney dhe familja e tij marrin shtetësinë franceze: aktori i pakënaqur me politikën e Trump

29 December 2025
Dialog me kohën dhe të bukurën e artit

Dialog me kohën dhe të bukurën e artit

29 December 2025
E konfirmon Osmani, kandidon për mandatin e dytë

E konfirmon Osmani, kandidon për mandatin e dytë

29 December 2025
“Pirati” spektakolar këtë edicion, Mallorca publikon nëntë golat e tij

“Pirati” spektakolar këtë edicion, Mallorca publikon nëntë golat e tij

29 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu