• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 16 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Komunitetet RA në Prishtinë – kjo është jeta dhe puna që e bëjnë!

J G nga J G
10 January 2020
në Uncategorised
0 0
0
Komunitetet RA në Prishtinë – kjo është jeta dhe puna që e bëjnë!
9
SHPERNDARJE
47
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Sot gjatë ditës misioni i OSBE-së në Kosovë ka publikuar një raport për jetën dhe gjendjen e komuniteteve RAE në secilën komunë. Sa i përket kryeqytetit, thekson raporti, sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 2011, nga 198,897 banorë të regjistruar në komunën e Prishtinës, 56 prej tyre janë romë 557 janë ashkali dhe 8 janë egjiptianë.

Raporti flet edhe për punën, që më gjerësisht mund ta gjeni më poshtë, por thekson për komunitetin romë dhe ashkali, se burrat janë të përfshirë në mbledhjen dhe riciklimin e mbeturinave të metaleve, ndërsa gratë qëndrojnë në shtëpi. E fëmijët, djemtë më shumë se vajzat, janë të përfshirë në kërkim të lëmoshës.

Këtë raport e ka publikuar OSBE-ja, e që thotë se që nga dhjetori i vitit 2018, vlerësimi i ZKKK, zyrat komunale për komunitete dhe kthim, tregon se janë shtatë familje rome, 283 ashkali të Kosovës dhe pesë egjiptianë, ndërsa përfaqësuesit e komunitetit vlerësojnë se 23 romë të Kosovës (12 burra, 11 gra), 315 ashkali të Kosovës (240 burra, 75 gra) dhe asnjë egjiptian jetojnë në Prishtinë.

Sipas raportit, shumica e romëve të Kosovës dhe ashkalive të Kosovës jetojnë në zonat urbane të komunës së Prishtinës, raporton Koha.net.

Pjesëtarët e komunitetit ashkali të Kosovës jetojnë në lagjen “Kodra e Trimave” dhe përreth stacionit të trenit. Disa pjesëtarë të komunitetit gjithashtu jetojnë në zonën rreth Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në komunën e Prishtinës, si dhe në fshatrat Besi dhe Kolovicë.

Pjesëtarët e komuniteti romë të Kosovës kryesisht jetojnë në zonën “Moravska” të komunës së Prishtinës.

“Shumica e pjesëtarëve të komuniteti ashkali dhe komunitetit romë të Kosovës jetojnë në shtëpitë e tyre të përhershme që janë të lidhura me kanalizim dhe energji elektrike, me qasje në ndriçim rruge dhe rrugë të asfaltuara. Sidoqoftë, shumica e shtëpive janë të vjetra dhe shpesh ka rrjedhje nga kulmi apo u mungon hyrja e duhur apo fasada dhe ato duhet riparuar apo rinovuar menjëherë”, u theksua në raportin e OSBE-së.

Që nga marsi i vitit 2019, një familje rome e Kosovës nuk ka zgjidhje banimi dhe rasti është në pritje të përgjigjes nga komuna.

Raporti e cek edhe përfaqësimin e RAE në Prishtinë në vendimmarrje. Aty thuhet se të dyja komunitetet janë të përfaqësuara nga një burrë në KK si dhe KKSB.

“Asnjë pjesëtarë i komunitetit ashkali dhe i komunitetit romë të Kosovës nuk është i punësuar në ZKKK si dhe nuk janë të përfaqësuar në Kuvendin e Komunës. Pozitat e NKK-së dhe ZKKKK-së nuk janë të detyrueshme pasi që komunitetet në pakicë numerike përbëjnë më pak se dhjetë për qind të gjithë popullatës në komunë”, thuhet në raport.

Për sa i përket arsimit, raporton Koha.net, raporti i OSBE-së thekson se fëmijët nga komuniteti ashkali dhe komuniteti romë i Kosovës janë të regjistruar në sistemin arsimor të Kosovës.

“Sipas informacionit që është dhënë nga drejtoria komunale e arsimit, katër romë të Kosovës dhe 78 ashkali të Kosovës janë të regjistruar si nxënës në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta “Asim Vokshi”, “Emin Duraku”, “Gjergj Fishta”, “Model”, “Nexhmi Mustafa” dhe “Pjeter Bogdani”. Të gjitha shkollat janë brenda një largësie të qasshme nga zonat ku jetojnë nxënësit. Asnjë mësimdhënës nga të dyja komunitetet nuk është i punësuar në këto shkolla. Asnjë orë mësimi për gjuhën dhe kulturën rome nuk mbahet nga ana e komunës. Arsimi zyrtar për të rriturit sigurohet në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Emin Duraku”; megjithatë, ai nuk vijohet nga pjesëtarët e të dy komuniteteve”, thuhet në raport.

Ky raport i OSBE-se, flet edhe për punësimin dhe mirëqenien sociale të komunitetit RAE në Prishtinë.

“Komuna e Prishtinës nuk e ka përmbushur as pragun minimal për përfaqësimin e përgjithshëm të komuniteteve e as kuotën e veçantë për përfaqësimin e komunitetit në shërbimin civil komunal”, thuhet ndër tjera në raport.

Që nga korriku i vitit 2017, katër burra ashkali të Kosovës u punësuan në sektorin privat, një burrë ashkali i Kosovës punon për komunën dhe tetë gra ashkalike të Kosovës kanë punuar në kuzhinat komunale që ofrojnë ushqim për institucionet publike.

“Të dhënat e përditësuara nuk ishin në dispozicion. Gjithsej katër burra ashkali të Kosovës janë të regjistruar si punëkërkues aktivë, kurse qendra për punë sociale raporton se katër romë (dy burra, dy gra), 229 ashkali të Kosovës (103 burra, 126 gra) dhe pesë egjiptianë (tre burra, dy gra) pranojnë asistencë sociale nga komunitetet”, thuhet tutje.

Raporti thekson se pjesëtarët e komunitetit romë dhe komuniteti ashkali të Kosovës janë kryesisht të angazhuar në veprimtaritë e ekonomisë informale.

“Burrat janë të përfshirë në mbledhjen dhe riciklimin e mbeturinave të metaleve, ndërsa gratë qëndrojnë në shtëpi. Fëmijët nga të dyja komunitetit – djemtë më shumë se vajzat-janë të përfshirë në kërkim të lëmoshës. Komuna ka katër projekte për krijimin e të ardhurave që administrohen nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe nga GIZ, të cilat sigurojnë mundësi punësimi në periudha afatshkurta. Nuk ka ndonjë përfitues nga të dy komunitetet”, thuhet në raport.

Sa i përket shëndetësisë, raporti i OSBE-së thotë se burrat dhe gratë nga të dyja komunitetet kanë qasje në objektet e kujdesit shëndetësor që gjenden në afërsi të zonave ku jetojnë pjesëtarët e komuniteteve, transmeton Koha.net.

“Komuna ofron falas ndihmë për shëndetin repro – duktiv për të gjithë banorët e komunës.349 Kthimi dhe riatdhesimi Mes datës 1 janar 2016 dhe 31 dhjetor 2018, 19 familje ashkali të Kosovës e veç kësaj, dhjetë burra dhe pesë grave, dhe dy familje rome e veç kësaj nëntë burra dhe pesë gra, 351 u riatdhesuan në komunë. Gjatë periudhës së njëjtë, nuk u raportua për kthim në komunë”, përfundon raporti i OSBE-së për komunitetin RAE në Komunën e Prishtinës.

Tags: FëmijetGratëPuna
Postimi i mëparshëm

SHBA-ja refuzon diskutimet me Irakun për tërheqjen e trupave amerikane

Postimi tjetër

Kosova e tremb Italinë: Barazon vetëm dy sekonda para fundit dhe nxjerr barazim

Të ngjajshme Postime

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë
Shqipëri

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje
KRYESORE

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet
KRYESORE

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?
KRYESORE

VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?

16 October 2025
“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim
KRYESORE

“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim

16 October 2025
KQZ-ja me detaje për verifikimin e rezultateve, përmbyllet procesi në 13 komuna
Kosovë

KQZ-ja me detaje për verifikimin e rezultateve, përmbyllet procesi në 13 komuna

16 October 2025
Postimi tjetër
Kosova e tremb Italinë: Barazon vetëm dy sekonda para fundit dhe nxjerr barazim

Kosova e tremb Italinë: Barazon vetëm dy sekonda para fundit dhe nxjerr barazim

Lajmet e fundit

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?

VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?

16 October 2025
“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim

“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim

16 October 2025
KQZ-ja me detaje për verifikimin e rezultateve, përmbyllet procesi në 13 komuna

KQZ-ja me detaje për verifikimin e rezultateve, përmbyllet procesi në 13 komuna

16 October 2025
Çfarë dihet për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit të Trumpit në Gaza?

Çfarë dihet për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit të Trumpit në Gaza?

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu