10 Janari është dita e 10 e vitit, deri në fund të vitit janë edhe 355 ditë.
Ngjarje
49 pes – Jul Cezari kalon Rubikonin, duke sinjalizuar fillimin e luftës civile romake. Rubikon është një lum i cekët në Itali verilindore, rreth 80 kilometra i gjatë, nga malet Apenine në detin Adriatik. Rubico nga latinishtja “rubeus” do të thotë “i kuq”. Lumi është quajtur Rubicon për shkak të ujërave të kuq nga dheu ose balta (nga Rubico rrjedh edhe “rubrikë”, vend i veçantë në gazetë rrethuar me vija të kuqe, ose titull i nënvizuar me vijë të kuqe për të tërhequr vemendjen e lexuesit; ose emertimi “Rubik” i pasur me “bakër”, mineral që i jep dheut ngjyrë të kuqe. Shprehja “Kalim i Rubikonit” do të thotë se ngjarjet kanë kaluar një pikë pa kthim, se diçka e pashmangshme do të ndodhë. Sipas historianit romak Suetonius, kur të gjithë ushtarët kishin dalë në bregun tjetër, Cezari mërmëriti “alea iacta est” “guri (i lojës) është hedhur”.
1776 – Thomas Paine boton pamfletin Gjykim i Thjeshtë (Common Sense) me të cilin ai u paraqet kolonëve amerikanë argumentin për çlirim nga sundimi britanik, në një kohë kur pavarësia ishte çështje dite. Shumica e kolonëve në Amerikë ishin me prejardhje britanike, dhe e kishin të vështirë për të konceptuar sesi mund të kërkonin pavarësi nga vendi i prejardhjes. Amerikanët ishin të përçarë e në luftë; vëllai kundër vëllait, ati kundër birit, ndërsa ata që kërkonin pavarësi cilësoheshin tradhtarë nga Britania (p.sh., Benjamin Franklin, një nga themeluesit e SHBA-së, kishte në anë të kundërt djalin e tij të vetëm, William, i cili luftonte përkrah britanikëve kundër pavarësisë së Amerikës). Në pamfletin “Common Sense”, Thomas Paine shkroi thjeshtë, pa fjalë të mëdha, pa fjalë të huaja; ai arsyetoi qartë në një stil e gjuhë që njerëzit e thjeshtë t’a kuptonin; hoqi dorë nga termat filozofike dhe shprehjet latine, të përdorura nga shkrimtarë të kohës së Iluminizmit; Paine e mbështeti argumentin e pavarësisë në referencat fetare për t’u kuptuar nga të gjithë. Ai e krahasoi krijimin e një kombi të ri me krijimin e besimeve fetare, me Zot të përbashkët, por të pavarur në mënyrën e besimit. Paine e lidhi çështjen e pavarësisë si komb me pavarësinë e besimeve protestante për të krijuar një identitet të ri. Historianët e kanë cilësuar “Common Sense” si pamfletin më frymëzues të epokës së Revolucionit Amerikan.
1778 – Vdiq shkencëtari suedez Carl von Linne. Ai paraqiti nomenklaturën binare me të cilën çdo bimë dhe kafshë ka emrin e gjinisë dhe llojit.
1810 – Napoleon Bonaparte ndahet nga gruaja e tij e parë, Josefinë, për shkak se nuk bënin fëmijë. Pas kësaj ai u martuar me Marie Louise të Austrisë. Josefina kishte marrë letra të shumta dashurie nga Napoleoni, shumë prej të cilave ende ekzistojnë. Jozefina, e pasionuar pas luleve, ishte e njohur për kopështin e trëndafilave në vilën e saj, Chateau de Rueil, me lloje trëndafilash nga e gjithë bota, për të cilat kujdesej vetë.
1863 – Në Londër u hap metro e parë në botë.
1870 – John D. Rockefeller themelon në Ohajo korporatën Standard Oil, nxjerrësja dhe përpunuesja më e madhe e naftës në botë. Historia e saj si një nga korporatatat e para dhe më e madhja shumëkombëshe përfundoi në vitin 1911, kur Gjykata e Lartë e Shtetet e Bashkuara vendosi se Standard Oil ishte një monopol të paligjshëm. Si rrjedhim, korporata u shpërbë në 33 kompani të vogla, dhe Rockefeller u bë njeriu më i pasur në botë.
1899 – U themelua fraterniteti Tau Kappa Epsilon.
1920 -Traktati i Versajës hynë në fuqi, duke i dhënë fund zyrtarisht Luftës së Parë Botërore.
1920 – Në Gjenevë u themelua Lidhja e Kombeve.
1917 – Vdiq William Frederick Cody, i njohur si Buffalo Bill, kalorës postar i “Pony Express”, një udhëzues dhe kërkues në ushtrinë amerikane.
1927 – U shfaq premiera e filmit Metropolis nga Fritz Lang.
1941 – Lufta italo – greke: Ushtria greke, në ndjekje të forcave italiane, merr kontrollin e Këlcyrës; trupat greke tërhiqen prej andej në prill kur Gjermania dërgon trupa për t’i ardhur në ndihmë Italisë.
1946 – Asambleja e parë e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara hapet në Londër; marrin pjesë përfaqësues të 51 vendeve.
1946 – Në Tiranë fillon punimet Asambleja Konstituive. Nga vendimi i saj do të varej e ardhmja e Shqipërisë për 45 vitet e ardhshme. Para sesionit të hapjes, Enver Hoxha, veshur me uniformën e gjeneralit, shkoi në aeroportin e Rinasit, si Kryeministër dhe ministër Jashtëm, për t’i uruar mirëseardhjen ambasadorit të ri sovjetik, Shuvakin, dhe shefit të misionit ushtarak sovjetik, Sokolov. Pas paraqitjes së letrave kredenciale dhe pranimit të tyre nga Hoxha, i dërguari i Kremlinit mori në dorëzim selinë e ambasadës, për të cilën ishte përzgjedhur ish-rezidenca e Françesko Jakomonit, mëkëmbësi i mbretit italian në Shqipëri gjatë periudhës së aneksimit fashist.
1962 – Programi Apollo: NASA njofton planet për të ndërtuar mjetin C – 5 për nisjen e raketave. Ky mjet u bë i njohur si raketa Saturn V, që nisi në orbit çdo raketë të misionit Apollo në Hënë.
1971 – Vdiq kreatorja franceze e modës Gabrielle Bonheur “Coco” Chanel, një nga më të famshmet në shekullin e 20, e cila gati gjashtë dekada ka sunduar me modën e lartë parisiene.
1984 – Shtetet e Bashkuara dhe Selia e Shenjtë (Vatikan) rivendosin marrëdhënie të plota diplomatike pas pothuajse 117 vjetësh, duke shfuqizuar vendimin Kongresit të vitit 1867 që ndalonte financimin e një misioni përfaqësimi amerikan në shtetin katolik.
1989 – Trupat kubane filluan të largohen nga Angola.
1990 – U formua kompania Time Warner pas bashkimit të kompanive Time Inc. dhe Warner Communications Inc.
2000 – America Online shpall marrëveshjen për të blerë kompaninë Time Warner për 162 miliard Dollarë Amerikan, bashkimi më i madhë korporal në atë kohë.
2001 – Wikipedia fillon si pjesë e projektit Nupedia. Bëhet faqe në vete pesë ditë më vonë.
2005 – Eyre Peninsula Bushfire në Australinë Jugore vret nëntë dhe lëndon 113.
2007 – Ndërroi jetë producenti italian i filmit Carlo Ponti. Gjatë karrierës 50-vjeçare ka qenë producent i mbi 260 filmave.
Lindje
1802 – Carl Ritter von Ghega, inxhinier
1913 – Mehmet Shehu, ish kryeministër i Shqipërisë
1917 – Jerry Wexler, producent amerikan
1935 – Ronnie Hawkins, muzikant amerikan
1945 – Rod Stewart, këngëtar britanik
1946 – Aynsley Dunbar, baterist anglez
1948 – Donald Fagen, tastierist dhe vokalist amerikan (Steely Dan)
1952 – Scott Thurston, muzikant amerikan
1955 – Michael Schenker, kitarist gjerman (UFO)
1971 – Avdi Xhaqku, dëshmor i kombit shqiptar
Vdekje
1920 – Sali Nivica, patriot, publicist, Nderi i Kombit, vritet në një atentat në Shkodër, prej Kolë Ashikut
1981 – Katherine Alexander,Aktore amerikane (b. 1898)
1986 – Jaroslav Seifert, Shkrimtar çek fitues i çmimit Nobel, Nobel laureate (l. 1901)