Pakujdesia për natyrën ndikon edhe në mënyrën e jetesës tek secili.
Kësisoj në Kosovë shpesh herë qytetarët nuk kujdesen aspak për ambientin në të cilin jetojnë, por kujdes nuk i kushtojnë as lumenjve.
Mbeturina të shumta po hidhen edhe në lumin e Stinicës në fshatin Pestovë.
Në disa pamje të publikuara së fundi shihet qartë se në çfarë gjendje e kanë degraduar këtë lum kompani të ndryshme të cilat hedhin mbetjet e prodhimeve të tyre, raporton IndeksOnline.
Këto hedhje të mbeturinave janë tejet të pahijshme për pamjen, por edhe tejet të pashëndetshme për jetën e njeriut.
https://www.facebook.com/PeshkimineKosove/videos/389943925155435/
















